Policët e Kosovës bllokohen nga bora në kufirin me Serbinë (Video)

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e mëdha të borës kanë bërë që një ekip e Policisë Kosovës dhe disa qytetarë të bllokohen në pikën kufitare “Kapi” në Kamenicë.Pikat kufitare ndodhet në kufi me Serbinë, pikë kjo që është bërë së voni pas marrëveshjeve të arritura në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë. Pikë kjo, që është vetëm për qarkullimin e njerëzve jo edhe të mallrave.

Në vendin e ngjarjes kanë dal trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht Batalioni i Parë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Emergjenca dhe Shpëtim, raporton Periskopi.com

Periskopi raporton se FSK po bënë maksimumin që sa më shpejt të arrijë që t’i evakuojë qytetarët e bllokuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button