Sulmuesi nga Berlini ka përdorur 14 identitete të ndryshme!

Një zyrtar policor deklaroi se autoritetet gjermane e kanë ditur për 14 identitete të ndryshme të cilat i ka përdorur Anis Amri, autori i sulmit me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, raporton Anadolu Agency (AA).

Hetuesit theksojnë se tuniziani 24-vjeçar ka ngarë kamionin me të cilin më 19 dhjetor të vitit të kaluar shtypi turmën në treg me ç’rast la të vdekur 12 perosona. Amri më pas më 23 dhjetor u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë italiane në paralagjen e Milanos.

Amri erdhi në Gjermani nga mesi i vitit 2015. Autoritetet më vonë e vendosën në listën e ekstremistëve të rrezikshëm potencial. Në ndërkohë, ishte nën hetime për shkak të marrjes së kompensimit në të njëjtën kohë me dy identitete të ndryshme.

Dieter Schuermann, shefi i policisë kriminalistike të shtetit federal Nordrhein-Westfalen tha të enjten para deputetëve rajonal se autoritetet nuk kanë mundur të gjejnë dëshmi për plane të mundshme të sulmit që mund të ishin të qëndrueshme në gjykatë, transmetojnë mediat shtetërore.

Ai shtoi se “deri në limitet përfundimtare janë shfrytëzuar të gjitha autorizimet juridike në drejtim të mbrojtjes nga rreziqet potenciale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button