SHBA shkurton ushtrinë

Shtetet e Bashkuara do të shkurtojnë shpenzimet për ushtrinë që do të prekin të gjitha sferat e saj, përfshirë këtu edhe uljen e numrit të ushtarëve të mobilizuar.

Ky i fundit pritet të shkojë në një personel prej vetëm 440 mijë trupash, numri më i ulët i epokës pas Luftës së Dytë Botërore. Shkurtimet prekin rreth 130 mijë trupa nga numri prej 570 mijë trupash të mobilizuara që aktualisht SHBA ka që pas sulmeve të 11 shtatorit.

Pjesë e shkurtimeve do të jenë edhe avionët luftarakë, numri i të cilëve do të reduktohet. Reduktimet për efekt shkurtimi shpenzimesh pritet të njoftohen nga Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel gjatë prezantimit të buxhetit 2015 për ushtrinë.

Pentagoni ndodhet nën presion për shkurtimin e stafit dhe shpenzimeve për dy luftërash të kushtueshme si ajo e Irakut dhe ajo e Afganistanit.

“Duhet të jemi gjithmonë të përgatitur, por s’mund të mbajmë një numër të madh ushtarësh terreni kur nuk jemi në asnjë luftë në terren”, citohet nga Neë York Times një zëdhënës i Pentagonit.

Sipas Pentagonit nën shkurtimet e reja ushtria amerikane do të vazhdojë të jetë në gjendje që të mposhtë cdo kundërshtar në tokë, ajër apo det, por do të jetë shumë e vogël për angazhime në beteja të jashtme në terren. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button