CIA: Raporti për kiber sulmet do t’i përkushtohet vetëm Rusisë

Në fazën përfundimtare të përgatitjes gjendet raporti sekret i shërbimeve të sigurimit të SHBA-së për gjoja sulmet e hakerëve ndaj institucioneve politike amerikane.

Ai do t’i përkushtohet vetëm Rusisë dhe nuk do ta përshkruajë tërë spektrin e kërcënimeve eventuale për Uashingtonin në kiber hapësirën.

Këtë e deklaroi drejtori i CIA-s Xhon Brenan në një intervistë për televizionin “Pi-Bi-Es”.

Shërbimet amerikane të zbulimit e kanë shtyrë për më 6 janar raportimin special për presidentin e ri të SHBA-së Donald Tramp në lidhje me kiber sulmet, për çka administrata e tanishme amerikane e akuzon Moskën.

Brenan nuk dha sqarim pse raporti i zbulimit dhe kundërzbulimit të SHBA-së ka të bëjë vetëm me Rusinë.

Njëkohësisht drejtori i CIA-s theksoi se “disa vende veprojnë në sferën digjitale dhe zhvillojnë veprime për grumbullimin dhe zbulimin e informacioneve”.

Ai nuk u përgjigj drejtpërdrejtë në pyetjet e shtruar nga ekspertë të shquar, midis të cilëve edhe ish-drejtori i CIA-s Xhejms Vullsi, se për kiber sulmet në SHBA, e dyshuar nuk është vetëm Rusia, por edhe vende të tjera, veçanërisht Kina.

Brenan u përgjigj pozitivisht në pyetjen nëse raporti i shërbimeve sekrete do të dedikohet për gjoja lidhjet e themeluesit të Uikiliksit, Xhulijan Asanzh në Rusi.

Në muajt para zgjedhjeve skadoi një sasi e madhe e dokumenteve të vjedhura në sulmet hakere ndaj sistemeve të Partisë demokratike. Sipas burimeve të mediave amerikane shërbimet e zbulimit të SHBA-së konsiderojnë se rusët ia kanë dhënë Uikiliksit ato dokumente.

“Raporti do të jetë saktë i atillë që kërkoi presidenti Barak Obama, gjithëpërfshirës dhe kontroll i detajuar i asaj që ka ndodhur gjatë zgjedhjeve të fundit dhe përzierjes së shtetit rus”, përsëriti Brenan.

Dokumenti do të nënshkruhet nga drejtori i Zbulimit nacional të SHBA-së Xhejms Kllaper i cili zyrtarisht e koordinon punën e të gjitha 16 shërbimeve të zbulimit të SHBA-së.

Brenan kategorikisht refuzoi t’i zbulojë konkludimet bazë nga raporti.

AI theksoi se dokumenti do t’i dërgohet jo vetëm Obamës, por edhe presidentit të ri republikan Donald Tramp, i cili në detyrë do të hyjë më 20 janar.

Tramp disa herë i ka lënë nën dyshim pohimet e administratës së Obamës se Moska është e përzier në kiber sulmet kundër institucioneve politike të SHBA-së. Shumë ekspertë dhe personalitete publike të Perëndimit deklarojnë se aspak nuk ka pasur sulme të tilla por se skadimi i informacioneve nga Partia demokratike është shkaktuar qëllimisht nga përfaqësuesi i saj.

Moska kategorikisht i hedh poshtë pohimet e Uashingtonit për sulmet e hakerëve. presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin deklaroi paraprakisht se pala, e cila i ka humbur zgjedhjet i kërkon fajtorët në një vend tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button