Bullgari, humb jetën nga i ftohti një refugjate somaleze

Një grua refugjate nga Somalia ka humbur jetën e ngrirë nga të ftohtit në Bullgari, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim të Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë bazuar në deklaratat e dhëna nga një grup refugjatësh të cilët kanë hyrë ilegalisht në Bullgari thuhet se pas kërkimeve të bëra është gjetur trupi i pajetë i një gruaje refugjate somaleze e cila është përcaktuar se ka humbur jetën e ngrirë nga të ftohtit.

Gjithashtu theksohet se edhe një mashkull i moshës 16 vjeçare dhe një vajzë 14 vjeçare me orgjinë nga Somalia janë dërguar në spital për shkak të rrezikut të ngrirjes nga të ftohtit.

Ndër të tjera bëhet e ditur se 48 refugjatë irakianë të cilët duhet të ishin në kampin e refugjatëve në Sofje janë kapur në një kamion në rajonin Rusçuk në veri të vendit pranë kufirit me Rumaninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button