Deputetët duhet të dorëzojnë lista anketuese në Antikorrupsion

Mandati i deputetit me vete mbart të drejta dhe obligime. Një nga obligimet e 120 deputetëve të rinj, por edhe deputetëve të cilëve u përfundoi mandati deri më 30 janar, është të parashtrojnë listë anketuese dhe deklaratë për gjendjen pronësore deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, shkruan MIA.

Sipas Ligjit për Kuvendin deputeti është i detyruar brenda një afati prej 30 ditësh nga verifikimi i mandatit të plotësojë listë anketuese me regjistrim të hollësishëm të pronës së patundshme, sendeve të lëvizshme me vlerë më të madhe, letra me vlerë dhe kërkesa edhe borxhe, si dhe pronë tjetër që është në pronën e tij, ose pronë të anëtarëve të familjes së tij, me theksimin e bazës së fitimit të pronës së paraqitur dhe deponon deklaratë të notifikuar nga noteri për heqje dorë nga mbrojta e sekretit bankar lidhur me të gjitha llogaritë në bankat vendore dhe të huaja.

Deputeti gjithashtu, është i obliguar të plotësojë listë anketuese në afat prej 30 ditëve pas ndërprerjes së mandatit.

Nëse deputeti në afat prej 30 ditësh pas ndërprerjes së mandatit zgjidhet ose emërohet në funksionin e njëjtë ose tjetër është i obliguar ta njoftojë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për zgjedhjen e re ose emërimin.

Të dhënat nga listat anketuese të deputetëve, sipas Ligjit, paraqesin informacione nga karakteri publik përveç të dhënave të mbrojtura me ligj dhe publikohen në pajtim me ligjin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button