“O me VMRO-në, o s’ka Qeveri”

(JA OPSTRUKCIONET E IVANOVIT PËR MOS KRIJIMIN E QEVERISË)

Problem për krijimin e qeverisë së re në Republikën e Maqedonisë nuk do jenë partitë politike, por kryetari kryeneç i kësaj republike Gjorgji Ivanov. Ai do të bëjë çfarëdo lloj opstrukcionesh nëse asnjëra prej  partive shqiptare nuk do  koaliciononte me partinë e VMRO-së. Këto pengesa do vijnë  nëse partitë shqiptare për formimin e qeverisë bien dakord me LSDM-nê. Me kushtetutë dihet se lejen për formimin e qeverisë e jep kryetari i shtetit, dhe ja pengesa kryesore. Pasi ai është kryetar shteti vetëm i Gruevskit dhe partisë së VMRO-së, e jo i shqiptarëve  dhe LSDM-së për shkak se nuk e njohin legjimitetin e tij, dhe për këtë arsye ai kurrë nuk do pajtohet t’ia jepte mandatin e formimit të qeverisë Zoran Zajevit së bashku me partitë shqiptare. Mendojmē se shkaku kryesor i krizës qeveritare do jetë Ivanovi, kurrë nuk do lejonte që shqiptarët të formojnë qeverinë e re me LSDM-në e Zaevit, sa që ky farë kryetari do bëhet shkaktar kryesor i zgjedhjeve të reja parlamentare në Maqedoni. Motoja-O me VMRO-në, ose s’ka qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button