Daçiq qetëson “gjakrat”: Miqësia duhet të respektohet edhe në Shkup edhe në Beograd

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq sot deklaroi se pajtohet me qëndrimet e MPJ-së maqedonase se nuk duhet të prishen miqësitë mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe shtoi se kjo duhet të vlej edhe në Beograd edhe në Shkup, njofton korrespondenti i “Meta” nga Beogradi, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk

Lidhur me reagimin e MPJ-së së Maqedonisë ndaj deklaratës së tij se Serbia ka gabuar që ka pranuar Maqedoninë nën emrin kushtetues sepse Maqedonia ka njohur Kosovën dhe ka mbështetur pranimin e saj në UNESKO, Daçiq njoftoi se “kolegët në Shkup mirë e dinë sa ai ka kontribuar për zhvillimin e raporteve fqinjësore, edhe si ministër i brendshëm edhe si kryeministër, por edhe tani si ministër i jashtëm” si dhe se “edhe Serbia është një prej vendeve të rralla e cila nuk përzihet në çështjet e brendshme të Maqedonisë”.

Daçiq përmendi se Maqedonia “ka votuar kundër qëndrimit serb për pranimin e Kosovës në UNESKO gjegjësisht ata që i digjnin dhe prishnin kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë, tani kujdesen për to”. Ai gjithashtu thotë se për këtë personalisht ka biseduar me Nikolla Gruevskin, Nikolla Poposkin, por edhe me presidentin Gjorgje Ivanov.

“Kolegët e nderuar nga Shkupi patjetër duhet të dinë se me këtë e prishin miqësinë tonë. Ky është mesazh i qartë se interesat shqiptare apo të dikujt tjetër, pa marrë parasysh, për ta janë më të rëndësishme se miqësia me Serbinë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së serbe.

“Beogradi asnjëherë nuk ka bërë asgjë që të dëmtoj Shkupin dhe do të dëshironin të jetë edhe anasjelltas. Ndërsa, në nuk është ashtu, atëherë askush s’ka të drejtë t’i hidhërohet Serbisë që po i mbron interesat e saja” thuhet më tej në njoftim, përcjell Portalb.mk.

Lеxo më shumë: MPJ deri tek Daçiç: Mos të shkatërrohet miqësia që ekziston mes Maqedonisë dhe Serbisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button