Njeriu qe ka garuar edhe me kuaj nga fsh Shitovë i Kërçovës

Sporti në Kërçovë të fsh Shitovë, është trashëguar vite me radhë, i cili është përcjellur, ruajtur, dhe zhvilluar vazhdimisht. Shitova, në disiplinën e atletikës, ka pis shumë atletë të shpejtë.

Pa dyshim më i dalluar ka qenë vrapuesi i famshëm, Nazim Ramadani ,i cili në kohën e tij aktive, kah dekada e dytë dhe e tretë të shekullit të kaluar, me rivalet e tij, ka garuar vetëm nëpër dasma, pasi në atë kohë nuk ka pasë klube sportive.

Nazimi, në Kërçovë dhe rrethinë, ka qenë bindshëm më i shpejti, dhe pa konkurrencë! Ai, ka vrapuar gati në çdo dasmë kërçovare, pasi në këtë trevë është traditë, që dasmat përfundojnë me vrapimin e atletve, dhe në disa raste edhe me vrapimin e kuajve. Nazimi, ka qenë aq i shpejtë i cili për t`u habitur, shumë herë ka garuar edhe me kuaj.

Përkujtim nga: Aulon Ramadani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button