Historia prekëse e vajzës që udhëtoi për herë të parë në Stamboll, u kthye në arkivol (Video)

Leane Naser (18) është një nga 39 viktimat e terroristëve të cilët hapën zjarr në Stamboll në klubin “Reina” në natën e Vitit të Ri, për historinë e saj kanë shkruar edhe mediat botërore.Siç është raportuar nga CNN, Leane nga Izraeli shkoi me miqtë e saj në udhëtimin e tyre të parë jashtë vendit.

“Ajo iu lut prindërve të saj që ta lënë të shkojë në një udhëtim me tre shokë, kurrë nuk ka qenë jashtë vendit. Babai i saj ishte kundër, ai mendonte se Stambolli është shumë i pasigurt, ai i kërkoi që të qëndronte në shtëpi”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, sipas medieve amerikane, ishte halla e saj e cila ndërhyri dhe e “zbuti” vëllanë e saj.

“Babai i saj kundërshtonte fuqishëm. Ai i tha se qyteti  është shumë i rrezikshëm dhe nuk duhet të shkojnë. Por ajo këmbënguli dhe e siguroi atë se asgjë nuk do të ndodhte”, tha halla Lajal Masarve.

Lean ka mbërritur në restorant disa orë para mesnatës, menjëherë në rrjetet sociale kishte vendosur një ‘selfie’. Megjithatë, ekipet e shpëtimit në mëngjes atë e gjetën në kaosin që shpërtheu pas sulmit.

Miqtë e saj janë gjetur shpejt, dy ishin të pa dëmtuar, ndërsa i treti ishte shtruar në spital me lëndime të lehta.

Babai i Leanin udhëtoi në Stamboll, ku përmes gjërave të saj që i tregoi policia u dëshmua se i përkasnin asaj, gjerat e Leanit ishin të mbuluar me gjak.

“Nuk do të mund t’ia fal vetës. Do doja shumë të isha atje ta mbroja atë, do kisha jap shpirtin tim për të”, tha halla e saj.

Trupi i saj u transferua në Tiro, shumë media botërore kishin ndjekur gjithë funeralin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button