Helsinki: Për një vit shënohen 60 incidente për shkak të urrejtjes

Për një vit janë regjistruar 60 incidente të vërtetuara dhe 60 të tjera të pa vërtetuar që paraqesin vepër penale të kryer për shkak të urrejtjes, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut i cili më shumë se një vit i ka ndjekur incidentet dhe veprat penale të motivuara nga jotoleranca dhe paragjykimet ndaj një grupi të caktuar në shoqëri.

Sipas të dhënave të organizatës më shumë se 70 përqind nga këto incidente kanë ndodhur në territorin e Shkupit ndërsa pjesa tjetër në Maqedoninë perëndimore.

Nga Helsinku, si motivim për këto incidente theksojnë dallimet e përkatësisë etnike, përkatësisë fetare, orientimit seksual dhe përkatësisë politike. 

Gjatë muajit Janar janë regjistruar 6 incidente të këtij lloji që paraqet ulje të numrit të incidenteve për dallim nga muaji janar i vitit të kaluar ku ki numër shënonte 11 incidente.

Lajme të ngjashme

Back to top button