Në Itali arrestohet një shqiptar me 35 kilogram kokainë

Policia italiane në Bolonja arrestoi një 29 vjeçar shqiptar pasi u kap me 35 kilogram kokainë.

“Shqiptari i arrestuar është Asllan Luka, i cili po transportonte drogën me një makinë tip “Jeep Grand Cherokee””.

Kokaina e sekuestruar nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 3.5 milionë euro, shkruan portali “Albeu” duke iu referuar mediave italiane.

Shqiptari u kap gjatë një kontrolli rutinë të policisë, por ishte pikërisht sjellja nervoze e shqiptarit që çoi në një kontroll më të imtësishëm nga ana e efektivëve të policisë, me ndihmën edhe të qenve anti-drogë.

Makina u çua në një ofiçinë, ku pas disa orë kontrollesh u gjet edhe droga e fshehur. Asllan Luka, rezulton banues në Romë, me leje qëndrimi në shtetin italian të skaduar që në prill të 2015-ës, ndërkohë që praktika për rinovimin e ‘letrave’ është në vazhdim.

Makina tip “Jeep” rezultoi se ishte në emër të një gruaje rumune, me banim në Milano. Luka është person me precedent të mëparshëm penal për shpërndarje droge.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button