Maqedoni, Qeveria e re si kullë prej kartave

Paqartësia në opinion rritet. Kush do të arrijë që ta formojë qeverinë e re? A janë marrë vesh për shumicë qeveritare, e cila pret në fshehtësi? Periudha “e vdekur” në të cilën kalkulatorët politikë parashohin variante të ndryshe, ngjanë në ndërtimin e kullave prej kartave, shkruan Dojçe Vele në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Nga VMRO-DPMNE presin që shefi i shtetit, Gjorge Ivanov, në afatin ligjor, gjegjësisht deri më 9 janar, atyre t’ua ndajë mandatin për Qeverinë e re, pasi që ata ishin partia që morën më shumë mandate në zgjedhjen e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit – 51. Të tjerët vlerësojnë se Ivanov duhet t’i ftojë partitë në konsultime dhe të dëgjojë nga ata të cilët realisht mund të sigurojnë shumicë. Edhe pse partitë tani për tani heshtim, sipas informatave jo-zyrtare këto ditë janë duke u bërë bisedime prapa skenës, dhe në lokacione larg nga sytë e opinionit.

Partitë publikisht nuk i pranojë aktivitetet e fshehta. Nga VMRO-DPMNE presim që fillimisht ta marrin mandatin nga Ivanov, ndërkaq më pas t’i fillojnë bisedimet për formimin e Qeverisë.

Nga LSDM thonë se fjala Nikolla Gruevski në politikë, më nuk vlen asgjë. Sipas tyre, ikja e VMRO-DPMNE-së nga pushteti sa më shpejtë që të jetë e mundur, aq më mirë do të jetë për Republikën e Maqedonisë.

Megjithatë, Gruevski nëpërmjet fjalimit të tij me rastin e vitit të ri, drejtpërdrejtë njoftoi se nuk mendon që të largohet nga politika.

Për përbërjen e Qeverisë së re mund të vendosë edhe nevoja e Maqedonisë për anëtarësinë në BE dhe NATO, për të cilët njëri nga kushtet është zgjidhja e çështjes së emrit.  Sipas analistëve, zgjidhja e çështjeve delikate, zakonisht kërkon mbështetje të gjerë, që mund të krijojë nevojë për Qeveri të Gjerë, e cila do të përkushtohet për largimin e ndalesës së madhe  në rrugën drejt eurointegrimeve. Por, ata janë të sigurt se fillimisht duhet të pastrohet krimi, të krijohen institucione funksionale dhe konsolidim i brendshëm i vendit pas ndarjeve të rënda dhe polarizime dhe sanime të pasojave që i kanë lënë në këtë shoqëri. Tani për tani të gjitha çështjet janë të hapura, por pa sinjale të qarta do të jenë të mbyllura. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button