Irani nuk ka kërkesa të veçanta në takimin për Sirinë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasimi deklaroi sot në Teheran se vendi i tij nuk ka parakushte në prag të bisedimeve të paqes në Siri që do të mbahet në Astana, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se deri më tani nuk është diskutuar pjesëmarrja e ndonjë vendi tjetër përpos Iranit, Rusisë dhe Turqisë.

“Aktualisht nuk jemi duke shqyrtuar pjesëmarrjen e vendeve të tjera. Është më e shëndoshë në këtë pikë që vendet e rajonit të zgjedhin, ndërsa qëndrimet e tyre të merren parasysh në hapat e ardhshme”, ka thënë Kasimi në një konferencë për media në Teheran.

I pyetur nëse Irani ka parakushte të caktuara përpara takimit në Astana, Kasimi ka thënë se qeveria e tij nuk ka kërkesa të veçanta.

“Takimi në Astana ka të bëjë me autoritetet siriane dhe opozitën. Nuk ka të bëjë me atë që dikujt t’ia diktojmë qëndrimet. Shpresoj në dialogun dhe hapave drejt zgjidhjes. Nuk kemi kërkesa të veçanta dhe do të respektojmë vendimet që do të miratohen”, tha ai.

Duke komentuar mbi pretendimet e Reuters se Siria do të ndahet në mes të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, Kasimi tha se bëhet fjalë për formulime të gabuara dhe të pasakta.
“Ne respektojmë integritetin dhe tërësinë territoriale të Sirisë. Janë të gabuara çfarëdo ide për riformulimin e kufijve dhe shkeljen e sovranitetit”, shtoi ai.
Pasi që “procesi i Gjenevës” nuk dha rezultate në lidhje me zgjidhjen e krizës siriane, u paralajmërua takim në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button