Nishani ngushëllon Erdoganin për sulmet

Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut turk Recep Tayyip Erdogan, për sulmin terrorist në Stamboll

Ai ndër të tjerash ka shkruar se përgjakja e natës së ndërrimit të viteve në Stamboll nga sulmi siç e ka cilësuar Nishani mizor terrorist e ka tronditur atë. “ I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe të lënduarve, si dhe Qeverisë e popullit mik turk. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. E dënoj me ashpërsinë dhe forcën më të madhe këtë akt mizor që kapërcen çdo mendje e veprim njerëzor dhe ju siguroj se, unë dhe shqiptarët jemi krah jush në këto momente të vështira dhe në luftën pa kompromis të terrorizmit, që synon të trembë dhe përçajë shoqëritë tona, duke mos kursyer as momentet e gëzimit dhe jetët e pafajshme njerëzore”, shkruan Nishani në mesazhin e tij.

Ndryshe, nga ky sulm në Stamboll kanë vdekur 39 persona dhe 69 janë plagosur. Përgjegjësinë për këtë e ka marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button