Serbët nuk duan më nuse nga Shqipëria, por nga Rusia!

Organizata “Stara Raska” (Rashka e vjetër) nga Beogradi, me ndërmjetësimin e së cilës të paktën 400 serbë u martuan me shqiptare nga Shqipëria, thonë se e kanë “ngrirë këtë aktivitet” dhe se nuk do të gjejnë më beqare në Shqipëri, sepse misioni i tyre “ka marrë karakter biznesi”, pjesë e të cilit “nuk duan të jenë”!

“Ne duam të ringjallim fshatrat e Rashkës, gjë të cilën e bëjmë që 15 vjet, e jo të marrim para për t’ua zgjidhë problemin jetësor. Prandaj, kemi nisur një projekt të ri, duke sjellë 50 ortodokse ruse që janë lindur e janë rritur në fshat”, thotë kryetari i organizatës, Vojin Vucicevic.

Në Rashkë mijëra serbë të rinj nuk mund të martohen e as të formojnë familje. Në fushatën e kësaj organizate shumë kanë gjetur zgjidhje. Në mesin e tyre është Ilija Jelic (37) nga Debela e Nova Varoshit. Atij ia gjetën një nuse nga Vraka e Shkodrës.

Por, siç shkruan Blic, agjencitë nga Shkodra, beqarëve nga Serbia u kërkojnë 2500 euro dhe se provizioni për ndërmjetësin është 500 euro. Pjesa tjetër e shumës mbulon udhëtimet, meqë dhëndëri para propozimit të martesës duhet të paktën dy herë të shkojë në Shqipëri. 

Lajme të ngjashme

Back to top button