Koxias: Kemi disa propozime për emrin e Maqedonisë, presim përgjigje nga pala tjetër

Shefi i Diplomacisë greke, Nikos Koxias, në një intervistë për agjencinë e lajmeve të Athinës “Ana” ai flet për zgjidhjen e çështjes së emrit, por asgjë nuk ka thënë të re, njofton Portalb.

Për masat për ndërtimin e besimit në Maqedoni, Koxias ka përsëritur se “historia nuk është burg. Ajo është shkollë dhe në atë shkollë duhet të mësohet e vërteta e historisë. Greqia është e interesuar që të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë. Ne e duam stabilitetin e fqinjit tonë dhe ne jemi i vetmi vend i cili nuk shprehim kurrfarë qëndrime në lidhje me punët e brendshme të FYROM-it dhe e respektojmë autonominë, pavarësinë dhe sovranitetin”.

“Në lidhje me emrin për çështjen e emrit, zgjidhje patjetër duhet të ketë. Shumë njerëz vlerësojnë se çështja për emrin duhet të gjendet në shkallën e dytë të rëndësisë. Unë rikujtoj se parakusht për hyrje te fqinjit tonë në NATO dhe BE është zgjidhja e emrit. Ne kemi disa propozime për emrin, për atë edhe presim përgjigje nga pala tjetër”, thotë Koxias. /Portabl

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button