Bebja e parë e vitit 2017 në Shqipëri është vajzë

Foshnja e parë e lindur mëngjesin e 1 janarit në vitin e ri 2017 në Shqipëri është vajzë.

Prindërit Ermira dhe Fiqiri Domi e kanë quajtur vogëlushen Deisi, e cila tashmë është fëmija i parë i këtij viti.

Foshnja ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë” nën kujdesin e gjinekologes obstetër Rexhina Bajo, me një peshë 3,7 kg dhe gëzon shëndet të plotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button