Maqedoni, në vitin 2017 më shumë fundjava të zgjatura se sa vitin e kaluar

Në Vitin e Ri 2017 qytetarët e Maqedonisë do të kenë më shumë fundjava të zgjatura se në vitin që e përcollën. Nga gjithsej 11 ditëve jopune për të gjithë qytetarët, shtatë lidhen me fundjavën për dallim prej vitit të kaluar kur pati vetëm tri festa të cilat u lidhën me fundjavën.

Fundjavën e parë të zgjatur qytetarët do ta kenë menjëherë pas pritjes së Vitit të Ri pasi që 1 Janari është të dielën dhe kalon të hënën kështu që do të kenë më shumë kohë për t’u kënaqur për festat e Vitit të Ri.

Трпеза.jpg

E ngjashme është situata edhe me festën krishtere Pashkët e cila sivjet si ditë jopune është më 17 Prill dhe me Ditën e punës – 1 Maji. Dy festat janë të hënën.

Fundjavë të vazhduar për të gjithë qytetarët do të ketë edhe në qershor kur festohet Fitër Bajrami, gjegjësisht pasi që festa është të dielën më 25 Qershor, kalon të hënën.

Më shumë do të pushohet edhe për 8 Shtator – Ditën e pavarësisë dhe 8 Dhjetor për Shën Klimentin e Ohrit të cilat janë të premten, ndërsa edhe një fundjavë të shtuar ka gjatë fundit të vitit pasi që Dita e Luftës revolucionare të Maqedonisë – 23 Tetori është të hënën.

Ditë jopune për të gjithë qytetarët janë edhe 24 Maji – Dita e iluministëve mbarëslloven, 2 Gushti – Dita e Republikës dhe Dita e kryengritjes popullore – 11 Tetori, të cilat këtë vit janë të mërkurën.

Qytetarët ortodoksë më së shumti do të pushojnë për festën e madhe krishtere Pashkët pasi që për ta përveç e hëna – 17 Prilli, ditë jopune do të jetë edhe e premtja – 14 Prilli. Fundjava të zgjatura besimtarët ortodoksë do të kenë dhe për Buzmin më 6 Janar – e premte, për Ditën e shpirtit më 2 Qershor – të premten dhe për Shën Mërinë e cila sivjet është të hënën. Si ditë jopune për besimtarët ortodoksë është edhe Uji i bekuar i cili është të enjten.

Sivjet, Pashkët ortodokse janë në të njëjtën ditë me Pashkët katolike kështu që besimtarët së bashku do të festojnë më 17 Prill – e hënë. Qytetarët e besimit katolik do të kenë edhe një fundjavë të zgjatur për Krishtlindjet katolike, të cilat sivjet janë të hënën. Për katolikët ditë jopune është edhe Festa e të gjithë shenjtorëve 1 Nëntori që i bie të mërkurën.

Qytetarët e besimit islam do të kenë fundjavë të zgjatur për Kurban Bajram i cili është më 1 Shtator e premte, ndërsa shqiptarët si ditë jopune e kanë edhe 22 Nëntorin Ditën e alfabetit shqip e cila i bie të mërkurën.

Qytetarët e komunitetit boshnjak do ta festojnë 28 Shtatorin – e enjte, gjegjësisht Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve. Ditë jopune për pjesëtarët e komunitetit turk është Dita e mësimit në gjuhën turke më 21 Dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button