Vritet Ebu Ensari një nga krerët e DEASH-it

Një nga krerët e organizatës terroriste DEASH, Ebu Ensari është vrarë gjatë sulmeve ajore në El Bab të ndërmarra nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë u përcaktua se Ebu Ensari një nga krerët e DEASH-it është vrarë ditën e djeshme gjatë sulmeve ajore në El Bab të ndërmarra nga avionët luftarakë të TSK-së.

Gjithashtu thuhet se forcat turke edhe gjatë një ofensive të ndërmarrë një dite më parë kanë vrarë Ebu Husejin Tunusi, një prej krerëve të organizatës.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke mëngjesin e sotëm njoftoi se avionët e komandës së forcave ajrore si rezultat i një ofensive ajrore kanë qëlluar 12 objektiva të DEASH-it në rajonet El Bab, Suflanijah, Kabr Al Mukri, Bzagah, Tadif dhe Abu Jabbar duke shkatërruar 12 ndërtesa të cilat përdoreshin si baza dhe pozicione të zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button