Kurti: Janë krijuar biografi të rrejshme për t’u bërë veteranë

Deputeti i VV’së Albin Kurti, ka folur për ndryshimet që i janë bërë projektligjit për veteranët e luftës.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës veteranët i ka konsideruar më shumë si problem politik e social sesa si zgjidhje kombëtare, siç edhe duhet të jenë. Kurti  tha se kjo kategori ka nevojë për mbrojtje sociale sepse ka kontribuar shumë për Kosovën.

“Nuk bëhet as drejtësia, as zhvillimi e as projektligji me këso ndryshimesh”- ka thënë Kurti.

Më tutje Kurti ka thënë se numri i veteranëve është fryrë mirëpo sipas tij vetë qeveria nuk është e interesuar të spastrohet lista e veteranëve.

“Sepse janë  krijuar biografi të rrejshme me miqtë e tyre janë legjitimuar për t’u bërë veteranë”- ka shtuar Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button