Vritet ambasadori grek, policia braziliane e gjen të djegur në një mjet të marrë me qira

Policia e Rio de Zhaneiros ka gjetur një trup të pajetë brenda një makine të djegur, e cila ishte marrë me qira nga ambasadori grek në Brazil, Qiriakos Amiridhis.

Ministria e Jashtme greke konfirmon se trupi është i përfaqësuesit diplomatik i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh. Dyshohet se ai është marrë peng dhe është ekzekutuar prej pengmarrësve, të cilët mund t’i kenë vënë flakën makinës, transmeton Top Channel.

Hetimet vazhdojnë dhe po punohet për zbardhjen e motiveve të pengmarrjes së mundshme.

59-vjeçari ishte zhdukur prej tre ditësh pasi udhëtoi drejt Rios nga Brasilia për festimet tradicionale të Vitit të Ri në plazhin e Kopakabanas. Një pjesëtar i stafit të Ambasadës ka vazhduar të shkëmbejë mesazhe me numrin e ambasadorit edhe pas zhdukjes, pa qenë i sigurt nëse ishte duke folur me shefin e tij.

Për herë të fundit ai është parë në periferinë e Rios, Nova Iguasu ku u gjet dhe makina. Kjo zonë famëkeqe për shkak të numrit të lartë të vrasjeve nga bandat e armatosura që e kontrollojnë terrenin është bërë shpesh arenë pengmarrjesh të ngjashme.

Ambasadori e kishte marrë detyrën në fillim të vitit pasi kishte shërbyer në Libi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button