Shkelet armëpushimi në Siri: Në Damask luftëra midis forcave siriane dhe kryengritësve

 Forcat qeveritare siriane sot në afërsi të Damaskut janë përleshur me kryengritësit, duke shfrytëzuar helikopterë për granatimin e rajonit, duke e shkelur ndërprerjen më të re të zjarrit, që mbrëmë në mesnatë hyri në fuqi, transmetuan mediat britanike, duke iu referuar kumtesës së Qendrës siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.

Një përfaqësues i kryengritësve konfirmoi se erdhi deri në luftëra në rajon ka ardhur kur armata siriane javën e kaluar filloi ofensivë për marrjen e tij, sepse ai siguron pjesë më të madhe nga dërgesat  me ujë për kryeqytetin.

Pas hyrjen në fuqi të armëpushimit të arritur, për të cilin garanci janë Rusia dhe Turqia, aeroplanët qeveritar sirian sot kanë kryer të paktën 16 sulme ajrore ndaj kryengritësve në provincën veriore Hama.

Tani për tani nuk ka informacione për viktima, plotësoi qendra siriane./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button