Arben Hajrullahi, kryetar i Unionit Studentor Shqiptar

Pyetja: Çfarë prisni nga 2017-ta?

Përgjigjja:

Periudhës së kaluar ishim dëshmitar të projekteve të shumta nga Qeveria e Maqedonisë që e bënë të pamundur që studentët të jenë të kënaqur prej gjendjes së arsimit. Arsim i cili na bëri vazhdimisht të jemi duke protestuar, vazhdimisht duke ironizuar tendencat që Koalicioni Shqiptar pranë qeverisë të lufton për atë që na takon, duke kërkuar edukim me vlera më të ngritura, kualitet që krijon profesionalizëm, mundësi dhe motivim për rininë shqiptare të mbetet në vend. Ne si Union Studentor Shqiptar vazhdimisht e ngritëm zërin kundër projekteve të tilla që studentin shqiptarë e lënë pas dore, të diskriminuar, me Universitetin Shtetëror të Tetovës në rangime të fundit, me Universitet të ri që u themelua dhe ekziston vetëm me dy klasa të vogla në një Universitet komplet tjetër. Me gjendjen politike në Maqedoni statusi i studentit shqiptar është edhe më tepër se alarmante.

Padyshim që vlerësojmë edhe projektet për të themeluar Universitete dhe institucione të reja arsimore, por si Union Studentor Shqiptar ku sipas rezultatet e shumë debateve dhe konferencave tona, ne kemi definuar këto tendenca si politike dhe besojmë se gjendja momentale e shtetit tonë e vërteton këtë parashikim. Shpresojmë që në vitin 2017 gjendja politike e Maqedonisë të përmirësohet dhe së shpejti të shohim propozim ligje të cilët do të ndihmojnë statusin e studentit shqiptar, kushte më të mira, oferta për mundësi për punësime, ndërsa studentët më të mirë të ngritën dhe të vlerësohen sipas meritave të arritjeve të tyre.

Gjendja e Universitetit Shtetëror të Tetovës së bashku me studimet e disperzuara mos të jenë më viktimë e politikave dëmtuese të pushtetit shqiptar në Qeveri, Universitetet e reja të vijnë si rezultat i arsimit cilësor që do të ofrohet në politikat e ndryshme, por jo si arsyetim i dështimeve nga Universitetet ekzistuese. Shpresojmë që në 2017 të shohim politikanët duke diskutuar adresën e kampusit të Universitetit Nënë Tereza dhe jo adresat e tyre partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button