Siri, edhe ushtria e Asadit shpall armëpushim në mesnatë

Ushtria besnike e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad ka konfirmuar se do të respektojë armëpushimin i cili hyn në fuqi sonte në mesnatë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat e regjimit, nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Sirisë, bënë të ditur se sonte në mesnatë do të ndërpresin të gjitha aktivitetet dhe do të hyjë në fuqi armëpushimi.

“DEASH, Fronti Al Nusra dhe organizatat terroriste të lidhura me to, nuk do të përfshihen në armëpushim”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë sot njoftoi se armëpushimi në të gjithë Sirinë do të hyjë në fuqi sonte në mesnatë, të cilën e ka konfirmuar edhe pala ruse.

“Është arritur marrëveshje në vendosjen e armëpushimit në mes të palëve ndërluftuese në të gjithë Sirinë, dhe kjo do të hyjë në fuqi në mesnatë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë turke.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se armëpushimi do të garantohet nga vendi i tij dhe Turqia.

Putin tha gjithashtu se armëpushimi do të ndiqet nga bisedimet në Kazakistan në mes të qeverisë së regjimit, opozitës siriane dhe palëve të tjera në Siri. Putin nuk tha se kur mund të fillojnë bisedimet.

Përndryshe, Rusia dhe Turqia dje arritën marrëveshje për një plan për armëpushim në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button