Irak, në dy sulme me bomba 5 të vdekur

Të paktën pesë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur në dy sulme me bomba të kryera në kryeqytetin irakian Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Togeri në ushtrinë irakiane Nasir el-Hanun për AA tha se tre persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë u plagosën në sulmin që ndodhi në vendin Maalif në jug të Bagdadit.

Në rrugë ishte parkuar një automjet në të cilin ishte montuar mjeti shpërthyes i aktivizuar me telekomandë.

Edhe dy persona humbën jetën, ndërsa katër të tjerë u plagosën në shpërthimin që ndodhi në rajonin Amaria në lindje të kryeqytetit irakian.

Bagdadi kohëve të fundit është goditur me shumë sulme me bomba, ndërsa zyrtarët irakianë theksojnë se prapa tyre qëndron organizata terroriste DEASH dhe grupet që veprojnë me to.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button