“Forbs”: Rusia në vitin 2017 “do ta zhvillojë hetimin” nga pozita e fuqisë kolosale

Fitorja e Donald Trampit në zgjedhjet në SHBA dhe marrëveshjet e mëdha të ekspertëve me Japoninë dhe Katarin tregojnë në atë se Moska do ta luajë “rolin kryesor” në sferën diplomatike dhe të biznesit në vitin 2017, shkruan “Forbs”.

Vizita dyditore e presidentit rus Vlladimir Putin në Japoni më 15 dhe 16 dhjetor mund të shërbejë si nxitje për të gjithë të cilët dëshirojnë të bashkëpunojnë me Rusinë gjatë vitit të ardhshëm, vlerëson “Forbs”.

Në tekstin e “Forbs”-it theksohet se gjatë samitit të dy shtetet kanë arritur 60 marrëveshje ekonomike.

Në të ardhmen miliarda dollarë do të këmbehen midis Japonisë dhe Rusisë, ndërsa do të shpenzohen në eksploatim të naftës, ndërtim të edhe një fabrike për përpunimin e gazit të lëngshëm në ishullin Sahalin dhe gazsjellësin deri te ishulli Hakaido, shkruan në tekst.

“Forbs” thekson se vendimi i kryeministrit japonez Shinxo Abe ta ftojë Putinin të jetë mysafir në vendin e tij dëshmon për dëshirën e tij dëshpëruese për t’i përforcuar marrëdhëniet me Rusinë.

Edhe një faktor që me siguri do t’i “shkojë për dore” Moskës është edhe fitorja e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe kandidimi i ish-kryetarit të kompanisë “Ekson mobajll” Reks Tilerson për sekretar shtetëror, theksohet në tekst.

Sipas autorit të tekstit, ndaj Rusisë kthehet edhe Katari, që mund të sjell deri në përforcim të rolit të Moskës.

“Në dhjetor, Fondi investues i Katarit së bashku me kompaninë ‘Glenkor’ e cila tregton me lëndë të para nënshkroi marrëveshje për marrje të 19,5 për qind të kompanisë ‘Rosnjeft'”.

Në vitin 2017, Moska do të ketë mundësi ta “zhvillojë hetimin” nga pozita e fuqisë kolosale, konkludon “Forbs”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button