“Bombë në hotelin ku qëndroi sot në veri Edita Tahiri”

Sonte në mbrëmje është hedhur një bombë në Hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës.

Bomba nuk ka shpërthyer, transmeton Koha.net.

Lajmin e hedhjes së bombës për Koossev e ka konfirmuar shefi i Policisë së Kosovës në veri Zhelko Bojiq.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e Policisë së Kosovës.

Edhe pse nuk është thënë zyrtarisht, në këtë hotel sot ka qëndruar ministrja e Kosovës për Dialog Edita Tahiri.

Sivjet, njoftojnë medie nga veriu, gjatë verës Tahiri kishte qëndruar në kopshtin e kafenesë Dolce Vita.

Po atë mbrëmje ishte hedhur bomba në kopsht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button