Greqia do t’i përmirësojë kushtet në kampet e stërmbushura të refugjatëve

Greqia do t’i përmirësojë kushtet në kampet e stërmbushura të refugjatëve në vend, transmetuan mediat britanike.

Pas marrëveshjes së arritur mes BE-së dhe Turqisë për ndërprerje të fluskit të refugjatëve drejt Evropës, është zvogëluar drastikisht numri i emigrantëve që arrijnë në Greqi. Marrëveshja parashikon që refugjatët dhe emigrantët, të cilët pas 20 marsit do ta “kalojnë” Detin Egje të mbeten në pesë ishuj grekë dhe nëse kërkesat e tyre për azil nuk aprovohen, ata të kthehen prapë në Turqi.

Sipas të dhënave të Komisariatit të lartë për refugjatë të KB-së, këtë vit në Greqi kanë arritur gjithsej 173.208 emigrantë, nga të cilët 60 mijë, kryesisht sirianë, irakianë dhe afganë, janë bllokuar në territorin e këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button