Granatohet Ambasada ruse në Damask

Ambasada ruse në Damask pasdite dy herë ka qenë cak i granatimit, kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Në kumtesë theksohet se bëhet fjalë për provokim me qëllim që të rrezikohet zgjidhja paqësore për Sirinë.

Një granatë ka rënë në oborrin e kompleksit të ambasadës, ndërsa e dyta ka përfunduar në afërsi të misionit diplomatik.

Ekspertët për çmontim momentalisht ndodhen në rajonin ku kanë rënë granatat, shtohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button