Sulmohet patrulla policore në Prilep

Një patrullë policore e pyjeve mbrëmë ka qenë brutalisht e sulmuar nga një grup huliganësh.

Sipas informacioneve të policisë, incidenti ka ndodhur në rrugën e vjetër Prilep-Veles në afërsi të minierës së mermerit “Sivec”.

Huliganët me shqelma dhe shkopinj druri kanë goditur policët derisa nuk kanë ardhur policë të tjerë të cilët kanë gjuajtur në ajër për të shpërndarë grupin.

Policët e lënduar janë ndalur për kurim në repartin e kirurgjisë në spitalin e Prilepit.

Lajme të ngjashme

Back to top button