RDM: Gjendje të jashtëzakonshme për të shpëtuar nga ajri i ndotur

Shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të ndotjes ekstreme të ajrit sot nga Qeveria kërkoi partia Rimëkëmbja Demokratike për Maqedoninë (RDM).

Nga RDM-ja kërkojnë vendosjen e orarit të trafikut çift-neçift për automjetet, sipas shembullit të Parisit dhe Sarajevës, transport publik falas, më shumë autobusa në qarkullimin publik dhe qarkullim publik tek qytete të cilat nuk e kanë atë, vendosjen e tarifës së lirë ditore për energji për amviseritë, mbylljen e kantiereve të ndërtimit, zonë të gjelbër për këmbësorë dhe çiklistë në qendër, ndalimin e automjeteve nën Euro 4 standard në qarkullimin e qytetit.

Nga partia i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të inkuadrohen në protestën e nesërme “Protestë për ajër të pastër dhe fëmijë të shëndetshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button