Ritregimi i të pavërtetave nuk është gazetari!

[Recension: Kurir: Muhamed Zekiri dhe Peter Shilegov kane dashur të krijojnë probleme në Tearcë]

Kemi të bëjmë me një shembull tipik se si përfundon një tekst, kur u referohet burimeve jo relevante. Në fakt, ky shkrim është vetëm i përshtatur në gjuhën shqipe, sepse versioni origjinal i takon një redaksie tjetër. Si një veprim që ka bërë redaksia në gjuhën shqipe ku është botuar shkrimi, është ideal për t’u shpjeguar pasojat që i pësojnë portalet duke u besuar medieve, të cilat informojnë në mënyrë të njëanshme dhe që ndërkohë janë pigment për një lajm tendencioz në një tabor tjetër.

Një gazetar profesionist asnjëherë nuk do të pranonte t’i referohej një burimi si ky, pa fakte, pa foto relevante, pa citate, pa qëndrime të palëve të prekura, pa burime të afërta dhe pa autor në tekst, i cili në këtë rast do të duhej të raportonte duke u bazuar në atë që ka parë dhe vështruar në terren.

Lajmi është tendencioz. Pohimet e shpalosura nuk i thotë as ndonjë institucion apo organizatë e cila ka monitoruar procesin zgjedhor, që më pas të merret si bazë për lajm. I gjithë lajmi është hartuar duke iu referuar një burimi që, në fakt, është medium në gjuhë maqedonase (dhe shqipe), i cili rregullisht boton përmabjtje të njëanshme, tendencioze dhe jo objektive dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet si relevant për t’u bazuar në të që të bëhet një lajm.

Kurir shkruan se  Peter Shilegov i shoqëruar nga anëtarët e bordit ekzekutiv të LSDM-së Muhamed Zeqiri dhe Edmond Ademi kanë qëndruar sot në  Tearcës, në pjesën ku jetojnë shumica e shqiptarëve në fshat, në përpjekje për të krijuar  incidentet në mënyrë që të prishin procesin zgjedhor, shkruan Kurir , përcjellë Flaka.info.

kurir-muhamed-zekiri-dhe-peter-shilegov-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Kurir: Muhamed Zekiri dhe Peter Shilegov kane dashur të krijojnë probleme në Tearcë
Data dhe koha e publikimit: 25.12.2016
Data e recensionit: 26.12.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Për të heshtur dyshimet dhe për të mos i lënë paqartësi lexuesit, teksti do të duhej të shpaloste qëndrime zyrtare nga policia, komisionet zgjedhore, monitoruesit e pavarur, si dhe të anketonte qytetarët për të kuptuar vallë ka pasur një tentative si ajo për të cilën flitet në titull dhe tekst, apo jo. Edhe të apostrofuarit në tekst kanë të drejtën e prononcimit në raste të tilla. Përderisa përflitet emri i tyre, ata kanë të drejtë të tregojnë versionin e tyre. Një gjë e tillë nuk është siguruar në këtë përmbajtje.

Portali më tej shkruan se pasi nuk kanë pasur sukses në prishejn e votimit Shilegov ka ikur ndërsa në fshat ka mbetur Muhamed Zeqiri I cili është parë duke biseduar me Xhabir Derallën nga Qendra Civil I cili në ora 19:00 doli me deklaratë se ka pasur parregullësi, shkruan Kurir/FLAKA.info/

Fotografitë e bashkëngjitura në tekst manipulojnë lexuesit. Redaksia në fjalë ka bashkëngjitur të njëjtat fotografi që i ka përdorur media në gjuhën maqedonase e që, për kuriozitet, dallohen nga veprimi i zakonshëm i shënjimit të personave me rrathë të kuq.

Burimet e pakonfirmuara mund të jenë pjesë përbërje e një shpifjeje. Kur ato përdoren në një artikull, pa u siguruar edhe ndonjë burim tjetër apo dëshmi që do të mbështeste pohimet e burimeve të pakonfirmuara, ka shumë gjasa se kemi të bëjmë me shpifje. Nëse gazetari hedh dyshime, nuk ka të drejtë që këtu të përfundojë veprimin e tij. Në raste si ky, siç e cekëm, duhet kërkuar qëndrime nga protagonistët dhe aktorët tjerë relevantë. Për çdo dyshim të ngritur, gazetari mban përgjegjësi, deri në zbardhjen e tij në masën më të madhe të mundshme që mund ta bëjë redaksia. Në rast se vepron ndryshe, për çdo pasojë apo veprim të dalë nga pala tjetër e që bie në kundërshtim me ligjin, përgjegjësia mund të kapë edhe gazetarin apo autorin e tekstit.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button