Hyn në fuqi Ligji për Obiliqin

Ditë më parë Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin për Obiliqin, ndërkaq sot kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar se ky Ligj ka hyrë ne fuqi, raporton “Zeri.info”.

Veseli pas dekretimit të këtij ligji nga ana e presidentit Hashim Thaçi, është shprehur mjaftë i lumtur që Kuvendi i Kosovës ka nxjerr një ligj, siç thotë ai, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e zonës së rrezikuar atje.

Veseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se nga ky ligj përpos përfitimeve financiare që do ti ketë Komuna e Obiliqit, kjo Komunë, do të ketë mundësi që të zhvillojë politika për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit publik.

Ndryshe në ditën kur Kuvendi i Kosovës kishte miratuar këtë ligj, shumë qytetarë të Obiliqit kishin dalë në rrugë për të festuar.

Postimi i plotë i Veselit:

I gëzuar me dekretimin e Ligjit për Obiliqin.

Jam i lumtur që Kuvendi i Kosovës ka nxjerr një ligj, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e zonës së rrezikuar atje.

Përpos përfitimeve financiare, Komuna e Obiliqit do të ketë mundësi që të zhvillojë politika për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit publik, për ç’gjë tash kemi më së shumti nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button