Suedi, numri i azilkërkuesve në vitin 2016 bie për 80 për qind

Sipas të dhënave të Entit Suedez për Migracion në Suedi numri i azilkërkuesve në vitin 2016 ka rënë për 80 për qind në krahasim me vitin e kaluar, kur në këtë vend kërkesë për azil parashtruan 163.000 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fluksi i refugjatëve në Suedi ka rënë pas vendosjes së kontrollit kufitar, marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë dhe ashpërsimit të ligjeve, shkruan portali The Local.

Enti Suedez për Migracion njoftoi se këtë vit në këtë vend arritën vetëm 5.410 refugjatë sirianë, në krahasim me 51.338 aq sa ishin në vitin 2015.

Kështu, deri në mes të dhjetorit të këtij viti, azil në këtë vend skandinav kanë kërkuar 28.000 persona. Zëdhënësi i Entit për Migracion Fredrik Bengtsson theksoi se ulja e numrit të azilkërkuesve është rezultat i shumë faktorëve të pranishëm në Suedi dhe BE.

“Kemi marrëveshjen për refugjatët të arritur mes Turqisë dhe BE-së, si dhe ulje të konsiderueshme të mundësisë së azilantëve që të udhëtojnë përmes kufijve evropianë. Në Suedi kemi ndryshuar ligjet, ashtu që këtë vend nuk e konsiderojnë më destinacion optimal. Më nuk aprovojmë qëndrim të përhershëm dhe bashkimi familjar, ku është shumë i kufizuar”, tha Bengtsson.

Rënie më të madhe është regjistruar në mesin e azilkërkuesve minoren të cilët në Suedi arrijnë pa shoqërim. Sivjet rreth 2.100 të mitur pa shoqërim kanë kërkuar azil në Suedi, në krahasim me 35.369 të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button