Rusia gjen “varreza masive” në Aleppo, e akuzon Perëndimin

Zëdhënësi i Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë sot se “varreza masive të viktimave të torturuara” janë gjetur në Aleppon e çliruar.

“Varre masive të shumë sirianëve, të cilët kanë qenë subjekt i torturave brutale para se të vriteshin, janë gjetur”, ka thënë Konashenkov, raporton Sputnik, përcjell Express.

“Në shumë raste, viktimave u mungojnë pjesë të trupave. Ato janë qëlluar me plumb në kokë. Siç duket ky është vetëm fillimi,” ka thënë ai.

Ai ka thënë se këto raste janë duke u regjistruar si krime të rënda për t’u publikuar maksimalisht “në mënyrë që mbështetësit evropianë të së ashtuquajturës opozitë në Londër dhe Paris, të jenë shumë të vetëdijshëm se kush janë në të vërtetë është kjo opozitë.”

Sipas tij, militantët e opozitës së moderuar kanë minuar çdo gjë në lindje të Aleppos: lodra, rrugë, hyrjet e ndërtesave, makinat dhe motoçikletat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button