Ministri Poposki për vizitë në Serbi

Ministri i Maqedonisë i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot do të qëndrojë në vizitë zyrtare njëditëshe në Republikën e Serbisë.

Poposki do të ketë takime me homologun e tij serb Ivan Mërkiq, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti dhe kryeministri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe Ivica Daçiq.

Ashtu siç kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë, pritet që temat e takimeve të jenë mundësitë për rritje të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Serbisë në ekonomi, arsim, kulturë, transport dhe bujqësi, si dhe për zhvillim të mëtutjeshëm në bashkëppunimin për çështje në interes të të dy shteteve dhe për çështjet e eurointegrimeve.

Në rrjedhë të vizitës të shefit të diplomacisë së Maqedonisë në Serbi do të nënshkruhet marrëveshje bilaterale për pranim të përbashkët të dokumenteve publike për arsimim dhe specializim, dituri shkencore dhe akademike.

Është parashikuar që Poposki të takohet edhe me përfaqësuesit e pakicës maqedonase në Serbi.

Lajme të ngjashme

Back to top button