Tearcë, është dhënë ryshfet për blerje të votave

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë në ora 18:15 në stacionin policer në Tetovë, është paraqitur vepër penale “ryshfet në zgjedhje dhe votim”. MPB njoftoi se po punon në zbardhjen e tërësishme të rastit, shkruan META, transmeton Portalb.mk.

Në Tearcë sot ka sigurim të fortë policer, me qëllim që të mundësohet votim i pandërprerë.

Sipas OJQ “CIVIL” mbrëmë janë arrestuar dy persona nën dyshimin se u kanë dhënë ryshfet votuesve. Nga CIVIL informojnë se persona të caktuar kanë blerë vota me para, edhe atë prej 3000 deri në 6000 den. Në këmbim të këtyre parave personave u janë marrë letërnjoftimet, që të sigurohet mos-dalshmëria e tyre për të votuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button