Arrestime në Tearce për blerje të votuesve

Në Tearcë janë arrestuar dy persona për blerje të votuesve, njofton Civil.

“Civil ka informacion zyrtar lidhur me arrestimin e dy personave të cilët kanë tentuar të blejnë votues në Tearcë. Jozyrtarisht vëzhguesit e Civil njoftojnë që njëri person është marrë nën akuzën e blerjes së votuesve, gjë që e ka konfirmuar edhe MPB”, thuhet në njoftimin e Civil.

Civil është në fazën përfundimtare të vëzhgimit, kurse në komunën e Tarcës janë shpërndarë vëzhgues qysh nga momenti kur Gjykata vendosi për rivotim për shkak të parregullsive në vendvotimin 2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button