Afganistan: Forcat e sigurisë i kanë vrarë 30 militantë

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit thotë se forcat e sigurisë së këtij vendi i kanë vrarë së paku 30 militantë, gjatë nëntë operacioneve në gjithë Afganistanin gjatë 24 orëve të fundit, transmeton REL.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Mohammad Radmanish, tha sot se cak i operacioneve, përfshirë sulmet ajrore, ishin militantët talibanë dhe luftëtarët e ndërlidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Operacionet janë zhvilluar në tetë provinca, përfshirë Nangarharin, Uruzganin dhe Helmandin, ndërsa forcat e sigurisë kanë konfiskuar armatim dhe municion nga militantët, ka thënë zëdhënësi Radmanish.

Nga ana tjetër, zyrtarët në provincn perëndimore, Farah, thanë se militantët talibanë i kanë vrarë së paku tre policë dhe i kanë plagosur katër të tjerë, gjatë një sulmi në një pikë kontrolli, sot herët në mëngjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button