Këshilli i Sigurimit të KB-së do të votojë për ndërprerjen e ndëritmit të lagjeve izraelite

Këshilli i Sigurimit të KB-së sot do të votojë për rezolutën me të cilën do të kërkohet ndërprerje e ndërtimit të lagjeve izraelite.

Katër anëtarë të Këshillit sërish e propozuan këtë masë, një ditë pasi Egjipti e tërhoqi nën presion të Izraelit dhe presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp.

Zelanda e Re, Malajzia, Venezuela dhe Senegali, që gjithashtu janë propozues të kësaj rezolute, e kërkuan votimin i cili do të mbahet sot.

Këshilli, i përbërë prej 15 anëtarëve duhej të votojë dje pasdite, por përfaqësuesit perëndimor njoftuan se SHBA-ja planifikon të lejojnë miratim të rezolutës, që paraqet kthesë të madhe në praktikën tradicionale për mbrojtjen e Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button