Egjipti ndalon gazetarin e Al Jazeera dhe dy vëllezërit e tij

Autoritetet egjiptiane kanë arrestuar një gazetar të Al Jazeera-s dhe dy vëllezërit e tij, derisa po qëndronte në Kajro për të vizituar familjen e tij, thuhet në njoftimin e rrjetit televiziv të premten pasdite, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sigurimi egjiptian ka ndaluar kolegun tonë Mahmoud Hussein, producentin në Al Jazeera, në Kajro”, tha televizioni me seli në Katar nëpërmjet Twitter-it.

Hussein, shtetas egjiptian, u arrestua dhe u dërgua në një vend të panjohur, njoftoi Al Jazeera.

“Oficerët e Sigurisë Kombëtare (të cilët veprojnë në kuadër të Ministrisë së Brendshme) arrestuar edhe dy vëllezërit e Huseinit dhe bastisën shtëpitë e tyre”, pohon rrjeti televiziv.

Në të njëjtën deklaratë, Al Jazeera llogarit përgjegjëse autoritetet egjiptiane për sigurinë e gazetarit dhe vëllezërve të tij.

Sipas Salim al-Mahroukey, prezantuesit televiziv të kanalit Mubasher të Al Jazeera-s (filial i Al Jazeera-s), agjentët e sigurimit kishin ndaluar Hussein “pak ditë pas mbërritjes së tij në Egjipt për një vizitë familjare”.

Pohimet e Al Jazeera-s pritet që të verifikohen nga autoritetet egjiptase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button