Ahmeti: Zgjedhjet janë avancim, do të përfitojnë shqiptarët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, ka pritur shefin e misionit mbikqyrës të OSBE/ODIHR për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Maqedoni, Gert Ahrens. Ahmeti dhe Ahrens diskutuan rreth proceseve zgjedhore në Maqedoni si dhe për rrethanat në vend në përgjithësi.

Ahmeti njohtoi shefin e misionit mbikqyrës të OSBE/ODIHR për qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim rreth zgjedhjeve presidenciale si dhe arsyet për inicim të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

BDI ka vendosur që mos të garojë në zgjedhjet Presidenciale me kandidat të vet, por do të angazhohet që ta promovon idenë dhe konceptin për një president konsensual, të pranueshëm për të gjithë qytetarët dhe nuk do të përkrah kandidatët e njëanshëm për të parin e shtetit.

“Në lidhje me zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, Ahmeti përsëriti arsyet e Bashkimit Demokratik për Integrim për ta inicuar shpërbërjen e Parlamentit që ndërlidhen kryesisht me zhbllokimin e proceseve integruese Euroatlantike dhe krijimin e mundësive optimale për zgjidhjen e çështjeve të hapura që po mbajn peng të ardhmën e vendit. Gjithashtu zgjedhjet do të mundësojnë avancim të marrëveshjeve për koalicionim dhe programit qeverisës nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë.” lajmërojnë nga kabineti i Ahmetit.

Ahmeti shprehu bindjen që proceset zgjedhore në vend do të zhvillohen në frymë demokratike dhe fer, ndërsa fituesit tek të dy blloqet më të mëdha etnike do të përcaktohen nga qytetarët me votën e tyre të lire duke shprehur kështu vullnetin e tyre politik

Lajme të ngjashme

Back to top button