Xhezair Shaqiri-Hoxha: Do të kandidoj për RDK-në në njësinë dy

Xhezair Shaqiri, i njohur në opinion si Komandant Hoxha, thotë se ai do të kandidojë si bartës liste i deputetëve të partisë së Rufi Osmanit, RDK – së, në njësinë zgjedhore numër 2. Sipas Shaqirit, këtë vendim e ka ndërmarrë pasi që si PDSH -ja e BDI – ja bëjnë pazare të ulta me VMRO – DPMNE e Nikolla Gruevskin, për të shitur interesat kombëtare, kurse RDK – ja është partia e vetme që mund t’i bëjë një rezistencë të fuqishme politikave anti – shqiptare.

“Gjendemi në një situatë tejet të ndërlikuar si shqiptar, ku shohim se si partitë tona shqiptare BDI e PDSH, herë njëra e herë tjetra futen ne pazare të ulta në qeverinë e Gruevskit, kurse shqiptarët sulmohen dhe nënçmohen për çdo ditë qe disa vite. Duke patur parasysh që këto dy parti politike shqiptare në Maqedoni, pra PDSH dhe BDI, për pazare të partizanëve të tyre politikë, dhe te ulta, shahen e ofendohen me njëri  tjetrin, duke mos u munduar të kundërshtojnë VMRO – DPMNE – në për projektet e shumta antishqiptare. Me çka ata kanë formuar një zinxhir, apo një rreth për t’i kontrolluar votat me premtime, dhënie të ryshfetit, apo kërcënime e kanë formuar një rreth vicioz për kontrollimin e votave, që më pas i shërbejnë djallit  VMRO – DPMNE – së e jo shqiptareve. Këto janë disa nga arsyet që unë kam vendosur që të pranoj ofertën e partisë së Rufi Osmanit, RDK – së që të jem bartës i listës së deputetët të kësaj partie në zonën numër 2. Sa u përket BDI – së dhe PDSH -së, që të dyja këto parti politike kanë drejtpërsëdrejti hak tek unë personalisht, që më mbajnë qe disa vite nëpër malet e Karadakut. Kjo është një arsye shtesë që t’i bashkangjitem bllokut te 3 -të te shqiptarët e Maqedonisë, RDK – së (DSHM, OVL, UÇK), për të bërë një rezistencë kësaj politike diskriminuese e anti – shqiptare. Ne si RDK synojmë t’u kërkojmë votat atyre qytetarëve të pakënaqur prej subjektit BDI e PDSH, dhe të jeni të bindur se do të jemi si gjithmonë, kundër këtyre projekteve antikombëtare”, – tha për Almakos, Xhezair Shaqiri i njohur në opinion si Komandant Hoxha.

Lajme të ngjashme

Back to top button