Shkëndija lundroi mbi Vardarin

Derbi i dy ekipeve kuq e zi nga Liga e Parë e Maqedonisë në futboll, u ka takuar djelmoshave nga Tetova të cilët me rezultat 2:1 e kanë mundur Vardarin.

Në një ndeshje ku ka dominuar në tërësi skuadra shqiptare, Jordan Milev shënoi golin e parë në minutën e 23-të, ndërsa Vardari ka barazuar pas një gabimi të mbrojtjes së Shkëndijës. Por kanë kaluar vetëm 4 minuta dhe kuqezinjtë nga Tetova kalojnë në epërsisë. Pas një goditje të fortë të Cuculit, e që topi goditi shtyllën, Zhunior arrin i pari te topi për ta dërguar atë në rrjet dhe për ti dhënë fitoren Shkëndijës. Me këtë fitore Shkëndija ngjitet në pozitën e 8-të në tabelë dhe është shumë afër për tu larguar nga zona e rrezikut.

Befasi sot ka ndodhur në stadiumin e Tetovës ku Gostivari që të gjithë e thonë se ka humbur të gjitha gjasat për të mbetur në Ligë, e ka mundur Renovën nikoqire me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar  Alili në minutën e 89-të, që ka qenë një shok për xhipsunuesit.

Në ndeshjet tjera vlen të përmendim edhe fitoren e Metalurgut që është shënuar falë golave të Sedat Berishës dhe Ljubomir Stevanoviç, në ndeshjen kundër Napredokut. 
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:  Rabotniçki – Bregallnica 4:0, Pelisteri – Makedonija Gj.P 2:1, Turnova – Euromilku 2:0. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button