Kroacia dekoron Ambasadoren e Kosovës në Zagreb

Sot, Ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci Sherifi, në një ceremoni zyrtare në Presidencën e Republikës se Kroacisë, u dekorua nga presidentja kroate Grabar Kitaroviq për merita të veçanta në promovimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci në prag të largimit të saj nga misioni diplomatik në Kroaci.

Presidentja Grabar Kitaroviq me këtë rast tha se gjatë tre viteve të shërbimit në Kroaci, Ambasadorja Geci Sherifi ka bërë përpjekje të mëdha në promovimin e bashkëpunimit reciprok dhe shkëmbimeve miqësore midis Kosovës dhe Kroacisë, transmeton Gazeta Express.

Ambasadorja Geci Sherifi tha se ndjehet thellësisht e nderuar dhe se kjo dekoratë e çmuar nuk është vetëm një nderim personal por është një simbol i raporteve miqësore Kosove-Kroaci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button