Rifillon evakuimi i civilëve nga lindja e Aleppos

Sot, autobusët e mbushur me civilë sirianë kanë filluar të nisen përsëri nga enklava e fundit e kontrolluar nga rebelët në lindje të Aleppos, pas ngecjes së marrëveshjes për një ditë, njofton një zyrtar i OKB-së.

Një konvoi prej 60 autobusëve me njerëz të dëshpëruar për t’u larguar nga kjo enklavë, ishin mbajtur në temperatura nën zero pas një problemi mes rebelëve dhe qeverisë siriane, por tani ata janë lejuar të nisen, transmeton Express.

“Autobusët tani po nisen përsëri nga lindja e Aleppos. Shpresojmë që kjo të vazhdojë, në mënyrë që njerëzit të evakuohen në mënyrë të sigurt, ka thënë zyrtari i OKB-së për Reuters.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button