Policia gjermane po i kontrollon spitalet, besohet se i dyshuari është i plagosur

Raportohet se policia gjermane është duke i kontrolluar spitalet në Berlin në kërkim të të dyshuarit për sulmin me kamion në një treg të Krishtlindjeve të hënën pasdite.

Besohet se kryerësi i sulmit është plagosur gjatë një përleshje me shoferin polak të kamionit, të cilin ai e kishte rrëmbyer pasi që kishte vrarë polakun, transmeton Express.

Ai e voziti me vrull kamionin drejt e në tregun e Krishtlindjeve duke e shtypur turmën e njerëzve, ku la të vdekur 12 persona dhe lëndoi 48 të tjerë.

RBB News nga Berlini raporton se policia po përdor ADN-në e marrë nga kabina e kamionit, në përpjekje për ta gjurmuar sulmuesin nëpër spitale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button