13 të arrestuar në hetim për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara

Trembëdhjetë persona janë arrestuar në kuadër të hetimit për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrej Karlov, transmeton TASS, duke iu referuar informacioneve të televizionit “Haber 7”, shkruan MIA.

Sipas të dhënave të televizionit, gjashtë persona janë arrestuar në qarkun Ajdin, ku është lindur vrasësi Mevlut Mert Altintash. Midis të arrestuarve janë babai, nëna, motra dhe të afërm të tjerë të Altintashit. Edhe gjashtë persona janë arrestuar në Izmir. Në Ankara është arrestuar edhe një avokat, në banesën e të cilit ka qëndruar vrasësi.

Diplomati rus u vra të hënën, gjatë hapjes së ekspozitës së fotografive në Qendrën e artit bashkëkohor në kryeqendrën turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button