Maqedonia para tensioneve të reja?

Gjykata Administrative vendosi që të ketë rivotim në një vendvotim në Tearcë, VMRO-DPMNE do ta bojkotojë rivotimin, ndërkaq Stejt Departmenti amerikan ka dënuar retorikën e disa liderëve.

Për momentin askush nuk mund të paragjykojë se çfarë procese mund të prodhojë bojkotimi i rivotimit, shkruan DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

“Jemi të shqetësuar për shkak të zmadhimit të tensioneve politike në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe e dënojmë retorikën nxitëse nga disa liderë partiak, e cila jep leje për sulme të institucioneve demokratike dhe të ambasadorëve të akredituar në Maqedoni”, deklaroi zëdhënësi i Stejt Departamentit Amerikan, Xhon Kirbi.

Ai theksoi se liderët partiak duhet të fokusohen në formimin e qeverisë së re dhe kthimin e vendit në rrugën euro-atlantike.

“U bëjmë thirrje liderëve që të ndalojmë me sulme të pabaza, ta respektojnë procesin demokratik dhe të lejojnë formimin e qeverisë së besueshme dhe stabile të drejtës, përgjegjësisë dhe të drejtave  themelore. SHBA është e gatshme që ta ndihmojnë qeverinë e tillë që t’i zbatojë qëllimet afatgjate të Maqedonisë për integrimin euro-atlantik”, tha Kirbi.

Kjo deklaratë vjen pas retorikës së Nikolla Gruevskit, lider i VMRO-DPMNE-së, ku i fajëson disa ambasadorë se po përzien në punët e brendshme të Maqedonisë.

VMRO-DPMNE nuk pranon vendimin e Gjykatës Administrative për të rivotuar në Tearcë.

“Kjo është pjesë e skenarit për ta falsifikuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhje nga shumica prej 455 mijë qytetarë, të cilët votuan për VMRO-DPMNE dhe “Koalicionin për Maqedoni më të mirë”, theksoi Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE.

LSDM me anë të një kumtese kujton se 600 mijë qytetarë janë shprehur se në politikë nuk ka vend për figura si Nikolla Gruevski.

“Këtë e di edhe Gruevski. VMRO-DPMNE shkon në opozitë”, thuhet mes tjerash në qëndrimin e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button